Lajme Shqip Tuesday, 13 December 2011 22:35

Bejrut- Të paktën 32 persona sot janë vrarë në përleshjet në Siri, në mesin e të cilëve ka edhe dezertorë dhe ushtarë qeveritarë.

“Armata siriane filloi luftë të hapur kundër dezertorëve dhe protestuesve prodemokrat, që ta shuajë kryengritjen dymujore”, deklaroi përmes telefonit Ahmed Halaf, dezertor nga provinca Idlib.

Sipas tij, dhjetë dezertorë të armatës kanë humbur jetën në betejat e ashpra të cilat kanë filluar herët në mëngjes me njësitet qeveritare në këtë provincë.

Hallaf shtoi se 11 civilë janë vrarë kur ushtarët e armatës kanë hapur zjarr të pakontrolluar mbi procesionin mortor në dy fshatra.

Ai shtoi se në aksionin e dezertorëve në afërsi të qytetit Idlib janë vrarë shtatë ushtarë qeveritarë.

Agjencia shtetërore kumtoi se kufitarët sirianë kanë likuiduar dy “terroristë”, të cilët kanë tentuar të hyjnë në Siri nga Turqia.

Kufitarët janë përleshur me një grup prej 15 kriminelëve, duke vrarë dy dhe duke plagosur dy të tjerë. (LajmeShqip.com)