Lajme Shqip Friday, 19 July 2013 12:15

Shkup – Në Llojan të Kumanovës policia ka ndërmarrë një aksion për gjetjen dhe arrestimin e të dyshuarve për trafikim të migrantëve. Deri më tani janë arrestuar dhjetë persona, ndërsa pritet që të ketë informacion më të thelluar më vonë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Aksioni i quajtur “Korridori” është zbatuar edhe para një muaji, ku u arrestuan nga policia banorë të Llojanit që kanë kontrabanduar migrant nga Greqia, përmes Maqedonisë në Serbi.