Lajme Shqip Friday, 08 April 2011 13:33

Tokio – Konglomerati japonez “Toshiba” i propozoi Qeverisë dhe “Tokio elektrik pauer-it” (TEPKO) që ta çmontojë centralin bërthamor të dëmtuar “Fukushima” deri në vitin 2020.

Propozimi është dhënë së bashku nga tre kompanitë – Vestinghaus elektrik, e cila ëshë pjesë e Toshibës për aktivitetet në sektorin bërthamor, Babkok end Vilkoks, e cila prodhon pajisje për centrale atomike, si dhe Shou grup, e cila ndërkaq merret me dizajnin e centraleve atomike, publikoi gazeta japoneze “Nikei”.

Tre kompanitë veç më kanë përvojë me një operacion të tillë.

Në propozimin detajisht përshkruhen hapat dhe teknologjitë, e nevojshme për nxjerrjen dhe transportin e dërgesave me derivat bërthamor prej katër deri në gjashtë reaktorët e “Fukushimës” si dhe mënyra për çmontimin e ndërtesave të dëmtuara pa u shkaktuar sërish dëme, kontrollit të nivelit të radiacionit dhe ndërprerje e pjesëve tjera.

Pritet një propozim i tillë që së bashku të dërgojnë “Hitaçi” dhe “Xheneral elektrik” së bashku me kompanitë tjera, shtoi gazeta “Nikei”.