Lajme Shqip Monday, 14 November 2011 23:40

Ka mbërritur në Dumën ruse kërkesa e mbi 20 mijë serbëve të veriut të Kosovës, për të marrë shtetësinë ruse.Këtë e ka konfirmuar këshilltari në Ambasadën ruse në Beograd, Oleg Buldakov.

“Motivi i tyre kryesor është mbrojtja e sigurisë së tyre. Peticioni është nënshkruar nga serbët që jetojnë në Kosovë dhe të tjerë në rajon”, ka thënë Buldakov.

Iniciatori i peticionit Zlatibor Djordjevic ka thënë se që nga ardhja e forcave paqeruajtëse në Kosovë “më shumë se 1000 serbë janë vrarë”, prandaj për siguri duan shtetësinë ruse. Oliver Ivanoviç e ka quajtur këtë hap të gabueshëm, pasi vjen nga partitë kundërshtare të Tadiçit.