Lajme Shqip Wednesday, 23 March 2011 18:46

Dera – Forcat siriane të sigurisë hapën zjarr mbi disa qindra të rinj të cilët protestuan në qytetin Dera, konfirmuan dëshmitarët okularë.

Në incidenti janë vrarë së paku 15 persona, theksuan aktivistët e organizatave prë mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Tubimi është organizuar në shenjë solidariteti me qytetin pas vrasjes së atjeshme të gjashtë civilëve.

“Forcat e sigurisë hapën zjarr pasi protestuesit u paraqitën nga pjesa veriore e qytetit, ndërsa disa trupa u rrëzuan në rrugë”, deklaroi në dëshmitar.

Protestat po vazhdojnë për të gjashtën ditë me radhë.