Lajme Shqip Friday, 13 May 2011 15:27

Tel Aviv – Izraeli në mënyrë të fshehtë ua ka marë të drejtën e qëndrimit në Bregun perëndimor më shumë se 140.000 palestinezëve nga viti 1967 deri në vitin 1994, shkruan gazeta izraelite “Haarec”, duke iu referuar dokumentit deri te i cili ka ardhë një organizatë izraelite për të drejta të njeriut.

Në mesin e palestinezëve të cilët e humbën të drejtën janë studentë, biznesmenë dhe punëtorë të cilët janë larguar jashtë vendit të studiojnë apo punojnë.

Kryenegociuesi palestinez Saeb Erekat këtë procedurë të Izraelit e shënoi si keqpërdorim luftarak. Ai theksoi se e gjithë kjo është bërë me paramendin me qëllim që t’ju bëhet hapësirë në Bregun perëndimor të zhvendosurve hebraikë.

“Haarec” duke e shfrytëzuar informacionin e marrë në bazë të Ligjit për lirinë e informimit dhe njofton se politika e këtillë ka qenë në fuqi nga lufta gjashtëditore në vitin 1967, në të cilën Izraeli e pushtoi Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës, deri në nënshkrimin e marrëveshjes paqësore të përkohshme Oslo, të quajtur sipas kryeqytetit norvegjez ku janë zhvilluar negociata në mënyrë të fshehtë.

Palestinezët të cilët kanë ikur nga Bregu Perëndimor përmes Jordanisë është dashur t’i lënë letërnjoftimet e tyre në kalimin kufitar Most Alenbi.

“Politika e këtillë nuk duhet shikuar vetëm si krim lufte në bazë të së drejtës ndërkombëtare, ajo gjithashtu ka edhe dimension humanitar. Po flasim për njerëzit të cilët e braktisën Palestinën që të studiojnë apo punojnë përkohësisht, por të cilët nuk kanë mundur të kthehen dhe të vazhdojnë me jetën e tyre në vend me familjet e tyre”, tha Erekat.