Lajme Shqip Wednesday, 05 June 2013 10:06

Bari- Policia e Barit në bashkëpunim me Guardia di Finanza-n, kanë bllokuar ditën e sotme në portin e qytetit bregdetar, plot 1.4 ton marihuanë, e cila vinte nga Shqipëria, informon Shekulli Online.
Droga u gjet brenda një kamioni, i cili drejtohej nga një shtetas shqiptar 45-vjeçar, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur.
Droga ishte fshehur brenda kamionit, dhe ishte mbuluar me rroba grash. Dyshohet se ajo vjen nga Shqipëria dhe kishte për destinacion tregun italian.
Sipas policisë italiane, sasia e marijuanës së bllokuar, kap shifrat e 14 milionë eurove. Policia italiane ka nisur menjëherë hetimet për zbulimin e bashkëpunëtorëve.