Lajme Shqip Tuesday, 07 May 2013 17:04

Shkup, Gjykata Themelore e Shkupit ka dënuar me 13 vite burg, Petar Manevski, maqedonasin që vrau nxënësin shqiptar Muhamed Jashari.

Tragjedia kishte ndodhur në oborrin e shkollës “Zdravko Cvetkovski” në Shkup, në prill të vitit 2011.

NOA raporton se vrasësi Manevski është në arrati, ndërsa gjykata shqiptoi dënimin ndaj tij.

Përveç tij, u dënua edhe Stefan Gelov me katër muaj burg si bashkëpjesëmarrës në rrahjen brutale të të riut shqiptar, i cili  nga plagët e rënda ndërroi jetë.