Lajme Shqip Monday, 26 November 2012 08:21

Athinë – Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ishte dje në Athinë, ku ka zgjedhur të festojë 100 vjetorin e  shpalljes së Pavarësisë me shqiptarët që jetojnë dhe punojnë atje. Nëpërmjet Twitterit Rama ka përcjellë emocionet e festës.

“Entuziazem i posaçem dhe mikpritje e paharrueshme sot per ne qe kemi ardhur enkas nga Shqiperia per kete takim te bukur. Disa mijera njerez te deshiruar per te kenduar se bashku shqip dhe ndare emocionet e 100 vjetorit larg atdheut. Femije te lindur ne emigracion qe recituan mrekullisht ne gjuhen shqipe per Skenderbeun Ismail Qemalin Isa Boletinin.”- shkruan Rama.

Kryesocialisti është ndalur edhe tek këngët që janë interpretuar për 100 vjetorin gjatë festës atje.

“Grupi Polifonik Laberia ngriti njerezit peshe me nje kenge per 1912-en. Nje rapsod i njohur ne emigracion kendoi po ashtu nje kenge per pavaresine dhe flamurin kuqezi”- shkruan Rama.(LajmeShqip.com)