Lajme Shqip Tuesday, 20 November 2012 12:10

ZAGREB- Ish-kryeministri i Kroacisë, Ivo Sanader eshte denuar me 10 vjet burgim dhe me kthimin e pasurive të fituara ilegalisht.

Sipas aktakuzës, Sanader në kohën kur ka qenë zëvendësministër i Punëve të Jashtme, më 1994, ka marrë nga banka Hypo një komision prej 3,600,000 kunash (rreth 480,000 euro) në kredinë që banka ka dhënë për pajisjen e ambasadave kroate dhe në këmbim i ka mundësuar Hypo-bankës që të ketë pozitë të privilegjuar në tregun kroat.

Sander po ashtu është ngarkuar me akuzat se ka marrë ryshfet prej 10 milionë eurosh për të transferuar të gjitha të drejtat menaxhuese të kompanisë kroate të naftës INA te bashkëpronari hungarez, që është kompania MOL.

MOL nuk ka shumicën e aksioneve dhe prokuroria ka konstatuar se Sanader ka tradhtuar interesat kombëtarë. Sanader ka qenë kryeministër i Kroacisë nga viti 2003 deri më 2009.(LajmeShqip.com)