Lajme Shqip Saturday, 09 July 2011 08:29

Londër – “Scotland Jard” kreu bastisje në ambientet e redaksisë së tabloidit londinez “Daily Star”, në qendër të kryeqytetit britanik.

Bastisja është bërë në lidhje me përgjimin e postës zanore në telefonat celularë të një numri të madh të britanikëve, si dhe për shkak të ryshfetit të policisë që t’u kumtojnë gazetarëve informacione ekskluzive.

Televizioni Skaj fillimisht bëri të ditur se bëhet fjalë edhe për një rast të përgjimit, si ai në “News of the World” që do të thotë se përgjimi i telefonisë celulare është dukuri gjerë e shpërndarë tek tabloditet britanike. Por, më vonë u precizua se është kryer bastisje në trayezën e punës së gazetarit të javores “Daily Star”, Kleyv Gudman.

Ai është ish-gazetar-redaktor i “News of the World” dhe sot në mesditë është arrestuar së bashku me kryeredaktorin e tabloidit më në tirazh në vend Endi Koulson. Policia pohoi se e ka bastisur edhe banesën e Koulson prej ku janë marrë të gjitha materialet e tij për të cilin Skotland Jard beson se mund të ndihmojnë në hetim.

Gudman një herë është arrestuar në vjeshtën e vitit 2006, ndërsa në janar të vitit 2007 u dënua me gjashtë muaj burgim për përgjim të telefonave celularë të anëtarëve të familjes mbretërore dhe të një pjese të këshilltarëve të tyre. Atëherë për herë të parë shpërtheu skandali me përgjimin që tani mori dimension të ri me vendim të kompanisë “News internacional” të familjes Mardok, ta pezullojë tablodin që ka tirazh prej katër milionë ekzemplarëve çdo javë, si dhe pas arrestimit të Koulson, i cili pas tërheqjes nga gazetaria u bë këshilltar i David Cameroon, ndërsa kur është zgjedhur ai për kryeministër britanik, është rritur në detyrë, drejtor për komunikime në “Downing Street”, 10.

Kleyv Gudman pas vuajtjes së dënimit me burg u punësua si gazetar në “Daily Star”.