Lajme Shqip Tuesday, 11 September 2012 19:30

Brazil – Ka shumë mënyra për të fidelizuar besimtarët dhe një prej tyre, më e reja, vjen nga Brazili. Është “Krishtoteka”, ose thënë ndryshe, diskoteka ku kërcehen këngë fetare, të ripërpunuara në rrymën tecno-house. Stili është ai i një lokali të zakonshëm nate, vetëm se nëpër faqet e murit projektohen pamjet “new age” të Jezu Krishtit dhe Shën Mërisë.

Iniciativa lind nga një ide e At Zeton, një prift në kërkim të një mënyre të re për të afruar të rinjtë pranë Kishës. Dhe është vetë ai që, kufjet në vesh, ngjitet e vendos muzikën në consolle. Së bashku me grupin e tij organizon mbrëmje nëpër Rio de Janerio dhe San Paolo, duke miksuar këngë të zërave të fashëm të rrymës gospel, si Aretha Franklin, me këngë në stil “Christian trance”, por edhe me pjesë nga Bibla, përpunuar nga një prej grupeve më pëlqyera të kësaj tendence të re, Ziggybeats, të cilët kanë realizuar edhe një video shumë të klikuar online.

Bëhet fjalë për mbrëmje në të cilat lejohet vetëm dëfrimi. Alkooli, cigaret dhe drogat e çdo lloji janë të ndaluara. Atmosfera është sigurisht më e “pastër” se ajo “mëkatarja” e diskotekave me të cilat jemi mësuar deri tani.

Nga Brazili, tendenca e re krishtotekave ka prekur edhe Italinë, një tjetër vend katolik. Më 14 gusht në Marsala të Siçilisë parashikohet takimi i radhës. (LajmeShqip.com)