Lajme Shqip Wednesday, 13 April 2011 10:00

Tokio – Koncetrimi i jodit radioaktiv 131 në oqeanin në 15 kilometra nga ECB-ja, “Fukushima 1”, për 23 herë i tejkalon normat e lejuara, deklaroi sot, në konferencën për shtyp në Tokio, përfaqësuesi i Agjencisë për siguri bërthamore dhe industriale Hidehiko Nasijama.

“Ai nivel nuk është i rrezikshëm për shëndetin”, premtoi ai.

Sipas të dhënave të kompanisë së operatorit TEPKO të enjten e kaluar koncentrimi i izotopeve të jodit-131 në radiusin e njëjtë e tejkalonte kufirin e lejuar për vetëm 5,8 për qind.

Siç kumtoi më herët Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, koncentrimi izotopeve të jodit radioaktiv në ujin e detit në radius prej 30 kilometrave nga ECB-ja “Fukushima 1” në fillim të javës për dy herë e tejkaloi nivelin e lejuar. Këta numra janë më të larta në zonën prej 23 marsit, kur aty filluan matjet.

Tendenca e rritjes, sipas ekspertëve, me siguri është e lidhur me hedhjen në oqean të 11,5 mijë tonëve ujë radioaktiv në rezervarët e ECB-së.