Lajme Shqip Monday, 23 April 2012 07:07

New YorkPërderisa vendet në gjithë botën sot e kremtojnë Ditën e Tokës, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun, tha se këtë ditë duhet të nderohet “planeti ynë i vetëm dhe vendi i njerëzve në të”.

Në një kumtesë me rastin e 22 prillit, Ditës së Tokës, Ban Ki-mun tha se botës do t’i duhen më tepër ushqim, energji, ujë dhe vende të punës, gjatë 20 viteve të ardhshme.

Vende të ndryshme e festojnë Ditën e Tokës me mbjelljen e fidanëve dhe me ndalimin e energjisë elektrike për një orë. (R.E.L)